“Riverie” me repertor operistik në skenën e TKOB/ Dy artistet sjellin koncertin premierë me piano dhe oboe

schedule09:25 - 8 Prill, 2024

schedule 09:25 - 8 Prill, 2024

Ditën e martë do të vendoset në skënën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, një koncert premierë me piano dhe oboe nga pianistja Ardita Bufaj dhe oboistja Xhovana Marku.

Të ftuara në “ABC e Mëngjesit”, vajzat kanë treguar të gjitha detajet, duke zbuluar se do të luajnë pjesë nga autorë të famshëm si Raffaele Parma, Verdi, Alfredo Catalani dhe shumë të tjerë.

“Ideja e këtij koncerti ka lindur kohë më përpara në datën 10 dhjetor kur është dhe ditëlindja e kompozitorit shumë të njohur Giussepe Verdi një vit më parë.

Është një proces i gjatë pune në fakt, dhe vendosëm të luajmë tre nga operat shumë të njohura, pasi dhe me Xhovanën na përputhën mendimet. Kjo ka qene një surprizë dhe për kolegët tanë, madje dhe për studentët, pasi unë jam pedagoge në katedrën e pianos. Qëllimi është për t’i motivuar studentët.

Për mua është një emocion i dyfishtë, sepse unë rikthehem pas shumë vitesh”, rrëfeu Ardita

“Detyra e çdo instrumenti është ti afrohet sa më shumë zërit njerëzor. Ne gjithmonë kur i marrim shembuj studentëve përdorin frazën do e këndojmë. Por vështirësia në këtë rast është se mua më duhet të aktrojë”, u shpreh ndër të tjera Xhovana./abcnews.al