Hyn në një apartament për të vjedhur dhe bie nga ballkoni, përfundon në spital 37 vjeçari në Francë

schedule17:38 - 7 Prill, 2024

schedule 17:38 - 7 Prill, 2024

Një 37 vjeçar ka rënë në prangat e policisë franceze pasi tentoi të vidhte në një apartament në Nicë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së premtës, ku 37 vjeçari theu derën duke marrë sende me vlerë.

Por në tentativë për t’i shpëtuar arrestimit nga policët që mbërritën në vendngjarje, ai ka dalë në ballkon dhe teksa është ngjitur në ballkonin e një banese tjetër, është rrëzuar dhe plagosur.

37-vjeçari është dërguar në spital, ndërsa në pronësi i janë gjetur sendet e vjedhura. Nga hetimet, rezultoi se 37-vjeçari kishte kryer një vjedhje tjetër në një banesë tjetër të së njëjtit pallat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!