Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder feston 80-vjetorin e lindjes

schedule13:20 - 7 Prill, 2024

schedule 13:20 - 7 Prill, 2024

Ish-kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schröder, mbush këtë të diel tetëdhjetë vjeç me gruan e tij të pestë në krah. Kancelari i shtatë i Republikës Federale do të festojë ditëlindjen në mungesë të mikut të tij, Vladimir Putin. Vihet re se lideri 71-vjeçar i Rusisë është “ndaluar” nga Perëndimi përmes sanksioneve të vendosura ndaj tij për luftën që i shpalli në Ukrainë.

Kancelari aktual i Gjermanisë, Olaf Scholz, si dhe presidenti i vendit, Frank-Walter Steinmeier, kanë shkruar në gazetat gjermane FAZ dhe Bild, të cilët përmes një letre i kanë dërguar urimet për ditëlindjen e 80-të të Shroderit.

Siç raporton gazeta gjermane Bild, në ditëlindjen e Schröder-it, e cila çdo herë shënonte mbushjen e një dekade, Putin ishte gjithmonë në krah të mikut të tij.

Në prill të vitit 2004, kur Schroeder kishte festuar ditëlindjen e tij të 60-të në Hanover, ai e kishte mirëpritur ngrohtësisht liderin rus.

Por edhe kur ai ka shuar 70 qirinj, Putin ka qenë pranë tij për t’i uruar “gëzuar ditëlindjen”.

Një gur në krah të Schroeder për gjashtë vitet e fundit është gruaja e tij e pestë, 53-vjeçarja So-Yeon-Kim nga Koreja e Jugut. Kim ka punuar si përkthyese për ish-kancelaren gjermane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!