Rusia akuzohet për përdorimin e sulmeve me gaz kimik kundër ushtarëve ukrainas

schedule08:16 - 7 Prill, 2024

schedule 08:16 - 7 Prill, 2024

Rusia është akuzuar për përdorimin sistematik të sulmeve të paligjshme me gaz kimik kundër ushtarëve ukrainas.

Trupat ukrainase i thanë Daily Telegraph se u janë nënshtruar sulmeve të rregullta nga dronët e vegjël që hedhin gaz lotsjellës dhe kimikate të tjera.

Përdorimi i substancave të tilla, i cili njihet si CS, është i ndaluar gjatë kohës së luftës sipas Konventës për Armët Kimike.

Moska u akuzua për përdorimin e armëve kimike në një sulm me dron në portin e Mariupolit në fazat e hershme të pushtimit të saj në shkurt 2022.

Slava, një toger i lartë, njësia e të cilit është e vendosur pranë Lyman, në rajonin e Donetsk, tha se disa njësi ukrainase në zonën e tij po përballeshin me sulme “pothuajse të përditshme” me gaz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!