Guinness “shqiptar”/ Dy vëllezërit në New York, rekord për qëndrimin mbi cilindër

schedule17:36 - 6 Prill, 2024

schedule 17:36 - 6 Prill, 2024

Artan dhe Arnold Balla, dy vëllezërit akrobat kane vendosur një rekord Guinnes me performancën e tyre ne Times Square. Duke mbajtur balancën mbi njeri tjetrin, ku vetëm një cilindër i ndante, djemtë kane arritur të ruajnë ekuilibrin për 61.95 sekonda duke fituar kështu certifikatën më të famshme dhe medalje për suksesin e tyre.

“Me sy mbyllur jemi te paret ne bote. Jo në Shqipëri, në botë që bëjmë një performancë të tillë. E arritëm me sukses sepse rekordet Guinness ndahen në dy kategori. Ata që thyejnë rekord Guinness dhe ata që vendosin një rekord Guinnes. Por ka dhe nga ata të tjerët, siç jemi ne dy shqiptarët, qe edhe vendosim rekord edhe e thyejmë”, thotë Arnold Balla.

Djemtë nuk kanë bërë thjeshtë një arritje kombëtare, por ndërkombëtare dhe kane lenë gjurme ne skenën e madhe të artit të rrugës që është Times Square në New York.

“Ishte si një skenë dhe emocione shumë të madhe sepse bëhet fjalë për Times Square dhe konkurrenca është shumë e madhe. Jemi shumë krenarë pasi një performancë të tillë nga akrobat si ne mund t’i numërojmë me gishta”, tha më tej Arloldi.

“Kjo është në ëndërr, jemi drejt asaj rruge. Nëse dikush do me thoshte para tre vitesh kurrë nuk do ta besoja. America’s Got Talent dhe të njihesh nga gjithë bota të bën të ndihesh mirë”, tha Artan Balla.

Arnold Balla zbulon jo thjesht çmimet por edhe bashkëpunime tashmë të shtuara, duke përmendur artist si 50 Cent, John Legend apo dhe Usher me të cilët kanë ndarë një skenë.

Dera drejt suksesit për djemtë ishte America’s Got Talent, prej fjalëve të producentëve të shfaqjes televizive amerikane morën edhe frymëzimin për të realizuar performancën në Times Square e cila u bë edhe më e veçantë më ndihmën e babait të tyre.

“Të gjithë producentët në thanë se me ketë numër do të keni shumë sukses dhe do shikoni boten. Kjo ishte një shtysë shume e madhe, që na thanë se me këtë numër do të kemi shumë përparësi Babai ka meritën e tij sepse ka mbajtur kohën. Pjesë e rekordit, edhe i regjistruar”, tha Arnold Balla.

Artan dhe Arnold Balla jetojnë prej 2 vitesh në New York. Ata vijojnë të jenë pjesë e familjes se America’s Got Talent me të cilët kanë një kontratë.