Amnistia u votua në Kuvend me 110 vota pro. Kjo votë do të lirojë nga burgu 700 persona dhe do t’ju ulë dënimet 400 të tjerëve.
Ish-deputetja e PD Lajla Pernaska, në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News foli për projektligjin për amnistinë penale.
Sipas saj janë në Kuvend ka deputetë që marrë mandat pa e merituar, duke i cilësuar si një produkt të listës së mbyllur.
“Uroj që deputetët që e kanë votuar ta kenë lexuar dhe ta kenë kuptuar se çfarë kanë votuar. Ne jemi në një parafushatë tani dhe fatkeqësisht këto interesa dominojnë. Por duhet të respektojmë të drejtën e çdo deputeti për të votuar apo jo ligje të caktuara. Vetë praktika politike në Shqipëri ka provuar që bëhen prapaskena dhe e gjithë kjo situatë është thjesht një produkt i listës së mbyllur. Shumicën dërrmuese e kemi thjesht deputetë listash që nuk kanë kapital elektoral dhe kanë fituar mandatin jashtë çdolloj garë apo merite dhe ky mandati i ka lezetuar sepse ka benefite. Pra ky interesi personal prevalon”, shtoi ajo.
/abcnews.al/