Forcat izraelite godasin një kamp refugjatësh në Gazën qendrore, vriten dy persona, plagosen disa të tjerë

schedule22:54 - 4 Prill, 2024

schedule 22:54 - 4 Prill, 2024

Një sulm ajror izraelit goditi një bllok banimi në kampin e refugjatëve Al Maghazi në Gaza qendrore të enjten, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur 14 të tjerë, sipas spitalit të Martirëve Al-Aksa.

Të paktën një ndërtesë është rrafshuar tërësisht dhe katër të tjerave u janë hequr fasadat. Pjesët e shkatërruara të ndërtesave, si dyert prej druri dhe kornizat metalike të dritareve janë copëtuar.

Një palestinez dëgjohet duke pyetur pse forcat izraelite goditën zonën, duke thënë se të gjithë ata që jetonin atje ishin civilë, jo militantë.

“Shtëpia është zhdukur, gjithçka është zhdukur. Shtëpia na u godit, kështu që ikëm në shtëpinë e dajës”, thotë 6 vjeçari Zein Katamesh 6-vjeçari. “Jam i trishtuar sepse më janë zhdukur lodrat, rrobat e mia, shtrati im është zhdukur, gjithçka është zhdukur … e gjithë bota ime është thyer.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!