Kapiten Artur Meçollari thotë se Irani i ka kapacitetet për të goditur Izraelin, teksa forcat izraelite bombarduan një objekt të Iranit në Siri, ku humbën jetën disa iranianë.
Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Meçollari u shpreh se Izraeli ka një mbrojtje raketore shumë të mirë.
Sipas Meçollarit, një sulm i Iranit, do të tërhiqte SHBA-të në luftë.
“Çështja e goditjes nuk është aq e thjeshtë, sepse nuk është goditur një territor iranian, është goditur një godinë siriane, ku ishte një komando dhe nuk ka imunitet diplomatik. Jemi në kushtet e goditjes së gjeneral Sulejmanit, në të njëjtat kushte. Është goditur një objekt sirian, por brenda kanë qenë dhe 7 iranianë. Flasim te kapacitetet që ka Irani sot. Irani ka kapacitete nga territori i tij të godasë me raketa, por kuptohet, Izraeli ka mbrojtje raketore shumë të mirë, duhet të kalojë nëpër hapësirën ajrore të Irakut, mundet të krijojë një lloj uniteti brenda botës arabe një goditje e tillë. Mundësia më e madhe që Irani të godasë, është nëpërmjet forcave proxy. Është mundësia më e madhe.
Mendoj që Irani do të bente gabim fatal nëse do të godiste sot Izraelin, sepse do të fuste SHBA, do të unifikonte rajonin, nuk do të kioshte sukses. Do të aktivizojë Hezbollahun dhe forcat proxy në Siri apo në veri të Irakut. Këto do të jenë veprimet që do të kryejë”, theksoi ai./abcnews.al