Shtëpia e Bardhë ka zbardhur telefonatën mes presidentit Joe Biden dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Në njoftim thuhet se të dy udhëheqësit diskutuan situatën në Gaza, ku Biden theksoi se “sulmet ndaj punonjësve humanitarë dhe situata e përgjithshme humanitare janë të papranueshme”.
Biden thuhet gjithashtu se ka bërë të qartë nevojën që Izraeli “të shpallë dhe zbatojë një sërë hapash specifikë, konkretë dhe të matshëm për të trajtuar dëmtimet civile, vuajtjet humanitare dhe sigurinë e punonjësve të ndihmës”.
Biden i tha homologut të tij izraelit se një armëpushim i menjëhershëm “është thelbësor për të stabilizuar dhe përmirësuar situatën humanitare dhe mbrojnë civilët e pafajshëm”.