Zirkzee për sulmin, Milan ka gati ofertën e parë në drejtim të Bologna

schedule10:43 - 4 Prill, 2024

schedule 10:43 - 4 Prill, 2024

Ka një gjë për të cilën të gjithë në Casa Milan bien dakord, qendërsulmuesi i së ardhmes është Joshua Zirkzee.

Ai është identifikuar nga drejtuesit e kuqezinjve për të zënë vendin e Olivier Giroud, i destinuar për të shkuar në MLS sezonin e ardhshëm. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Zirkzee e sheh gjithashtu Milanin si hapin e madh të karrierës së tij, ku me shumë gjasa sezonin e ardhshëm do të pranojë transferimin në Milano.

Zirkzee ka mahnitur me perfomancën e tij këtë sezon me fanellën e Bologna dhe sigurisht që shumë klube kanë hedhur sytë nga holandezi. Me gjithatë, sulmuesi në fjalë nuk dëshiron të largohet nga Serie A. Milan po mendon të ofrojë para dhe kartonin e Saelemaekers për të bindur drejtuesit e Bologna që të lejojnë transferimin e Zirkzee.

Loja e merkatos sa ka filluar. Milan ka në tavolinë 50 milionë euro plus kartonin e lojtarit Saelemaekers, tashmë vendimin pritet ta marrë Bologna./h.ll/abcnews.al