Federata Shqiptare e Futbollit do të ketë jo thjesht zyra të reja, por një shtëpi me kuptimin e parë të fjalës. Në ish-kompleksin “Dinamo” punimet kanë nisur prej kohësh dhe po përparojnë. Së fundmi FSHF ka publikuar edhe një video, ku shihet në çfarë faze janë punimet.
Qeveria e futbollit shqiptar, në postimin e bërë në faqen zyrtare në “Facebook”, shkruan: “Në këtë kompleks krahas zyrave të reja të FSHF po ndërtohen 2 ministadiume me tribuna nga 500 vende secila”. /abcnews.al