“Dorëzohet” pas 25 viteve betejë, shuhet ish-mbrojtësi zikaltër

schedule12:42 - 3 Nëntor, 2019

schedule 12:42 - 3 Nëntor, 2019

Alberto Rivolta vuante prej 25 vitesh dhe sot ka mbyllur sytë përgjithmonë. Ish-mbrojtësi ishte pjesë e Interit në titullin e fituar me Giovani Trapattonin në stol gjatë sezonit 1988-1989.

Rivolta vdiq në Monza në moshën 51-vjeçare, teksa vuante prej kohësh nga një tumor shumë i rrallë i sistemit nervor, që e kishte detyruar të ecte me karrocë me rrota.

“Interi vajton humbjen e Alberto Rivoltës”, shkruhet në komunikatën e klubit të Interit. Italiani tregoi kurajo të madhe dhe luftoi për 25 vite rresht më sëmundjen e keqe, por në fund ajo e mposhti përfundimisht. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!