Të shtënat me armë në shkollë/ Ditë zie në Finlandë, flamujt ulen në gjysmështizë

schedule12:09 - 3 Prill, 2024

schedule 12:09 - 3 Prill, 2024

Flamujt janë ulur në gjysmështizë në të gjithë Finlandën sot, ndërsa vendi mban zi për vdekjen e një nxënësi 12-vjeçar i cili u vra dje në një sulm me armë në shkollën e tij, për të cilin policia tha se ishte kryer nga një shok i klasës së gjashtë.

Dy nxënës të tjerë në shkollën Viertola në Vanda, në veri të Helsinkit, gjithashtu 12 vjeç, u plagosën rëndë në sulmin e djeshëm. Për momentin nuk ka asnjë informacion të ri për gjendjen shëndetësore të dy fëmijëve të plagosur dhe policia nuk ka bërë një njoftim të ri.

Autori u arrestua rreth 4 kilometra larg shkollës.

Një nga dy fëmijët e plagosur nga sulmi është një vajzë nga Kosova. Policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me motivin e sulmit.

I dyshuari i ri nuk do të burgoset sepse është nën 15 vjeç dhe për rrjedhojë nuk mund të ketë përgjegjësi penale. Pas sulmeve vdekjeprurëse me armë në shkolla në 2007 dhe 2008, Finlanda forcoi ligjet e saj për armët në vitin 2010.

Gjithashtu rriti në 20 vjeç nga 18 vjeç kufirin minimal të moshës për ata që kërkojnë leje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!