Shkrimtari i njohur rumun, Marius Dobresku në një intervistë për “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për ekepserinecën e tij në Shqipëri dhe për karrierën e tij në letërsinë shqipe.
Ai rrëfeu se ka ardhur në Shqipëri falë një burse studimi nga shteti rumun në vitin 1971 për të studiuar gjuhën shqipe.
Edhe pse njihet si përkthyesi besnik i shkrimtarit Ismail Kadare, Dobressku ka përkthyer edhe veprat e shkrimtarëve të tjerë si Teodor Laço, Gjekë Marinaj, Arbër Ahmetaj, Fahri Balliu, Rita Petro, Amis Gjini, Ermir Nika, etj.
Ndër të tjera ai tha se ndihet shqiptar po aq sa ndihet rumun.
“Falë një burse studimi nga shteti rumun në vitin 1971, erdha në Tranë për të studiuar gjuhën shqipe
Isha student në vitin e parë në Bukuresht, studioja për Histori. Erdhi njëri nga Ministria e Punëve të Jashtme që kishte nevojë për gjuhët e rralla. Unë me Filip Todoreskun erdhëm në Shqipëri. Ne kemi pasur fatin që kemi pasur ambasadën këtu, kishte një dyqan diplomatik, pasi Tirana ishte e varfër.
Në fillim ka qenë shumë e vështirë të mësoja gjuhën shqipe. Bukë dhe uji ka qenë fjalët e para që kam mësuar. E përdora gjuhën shqipe në Kosovë, në vitet 1978. Atje ushtruam gjuhën shqipe. Pas vitit 1978 nuk dola më nga Rumania, pasi u mbyll pak a shumë si Shqipëria. Atje kam punuar si drejtor i Bibliotekës Kombëtare.
Ne nuk kemi pasur një pallat të ëndrrave, por një komitet qendror ku bëhej propaganda e partisë kemi pasur diktator, por jo aq të gjakshëm sa ka qenë Enver Hoxha. Edhe Causheski ka pasur një periudhë liberalizmi kur u kthye nga Kina dhe Koreja e Veriut. Edhe ne e kemi përjetuar revolucionin kulturor. Besimi në Zot ishte pak a shumë i ndaluar, sidomos për brezat e rinj.
Marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Rumanisë kanë qenë të ulëta. Rumania ka qenë shteti i parë që ka njohur pavarësinë e Shqipërisë. Ishin rreth 30 mijë veta që deklaroheshin si shqiptarë. Cuasheski i ka kërkuar Enver Hoxhës himnin, por Enveri nuk e ka lejuar.
Shumica e shqiptarëve në Rumani janë ortodoksë, kryesisht nga Korca. 650 vetë janë deklaruar shqiptarinë Rumani nga numërimi i fundit i popullsisë. Nuk ekziston më ai komuniteti i vjetër.
Shkrimtarët që kam përkthyer përvec Kadaresë, janë Teodor Laço, Gjekë Marinaj, Arbër Ahmetaj, Fahri Balliu, Rita Petro, Amis Gjini, Ermir Nika, etj”, tha ai. /abcnews.al