Një vatër zjarri është regjistruar këtë të hënë në fshatin Penkovë të Bashkisë Selenicë.
Sipas informacioneve paraprake nga zjarri është djegur një sipërfaqe me shkurre dhe bimësie.
Sakaq në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, ndërsa mësohet se flakët nuk rrezikojnë banesat përreth. /abcnews.al


