Zvicër, moti i keq shkakton rrëshqitje dheu dhe përmbytje

schedule16:01 - 1 Prill, 2024

schedule 16:01 - 1 Prill, 2024

Shiu dhe erërat e forta në kantonin Ticino në jug të Zvicrës kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe përmbytje, transmeton Anadolu.

Kushtet e këqija të motit në Ticino kanë shkaktuar përmbysjen disa pemëve dhe mbylljen e shumë rrugëve. Trafiku hekurudhor shënoi ndërprerje gjatë natës, ndërsa iu kthye normalitetit në orët e mëngjesit.

Për shkak të shirave dhe erërave të forta u përjetuan rrëshqitje dheu dhe përmbytje.

Disa rrugë të cilat ishin të mbyllura në kanton që nga dje për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e dheut, u hapën për qarkullim mëngjesin e sotëm, ndërsa rruga Val Bedretto-Calanca ndodhet ende e mbyllur për arsye sigurie. Edhe sot në jug të Zvicrës pritet të vazhdojë moti me reshje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!