“Gjahtarët” e talenteve padyshim që e ndoqën. Juventus dhe klube të tjerë italianë nuk bëjnë shaka kur vendosin një lojtar në listën e dëshirave, por për Mario Mitajn dukej e vështirë që të transferohej në Serie A, teka e përditshmja ruse “Sport Express”, shkruan se “Zonja e Vjetër” vërtet e pëlqen mbrojtësin shqiptar, por edhe është e ndërgjegjshme sesa e vështirë është të afrohen jashtëkomunitarët.
Gazeta moskovite informon se besohet që ky është shkaku që nuk kanë nisur bisedimet mes palëve, dhe se “Bardhezinjtë” e Juventus vërtet kërkon një mbrojtës të majtë, por për këtë do të kishte prioritet një italian, ose një lojtar nga një vend i Bashkimit Evropian, gjithsesi, në ndihmë të 20-vjeçarit ka ardhur rregulli i ri i vendosur në Apenine.
Federata Italiane e Futbollit përcaktoi se futbollistët shqiptarë do të konsiderohen vendas duke nisur nga sezoni i ardhshëm e në këtë mënyrë, padyshim, që Mitaj do ta kishte më të lehtë të depërtonte në tregun e Serie A, ndërsa për të flitet se skuadra e Lokomotiv Moscoë, nuk kërkon më 7 milionë euor, por 8 deri në 10 milionë euro.
Ndërkaq, “Legjionari”, që luajti shumë mirë në miqësoren ndaj Suedisë, ishte titullar në barazimin e rëndësishëm të moskovitëve në fushën e tyre ndaj Krasnodar. Ai luajti 55 minuta, dhe pastaj u zëvendësua për shkak të lodhjes, ndërsa skuadra e tij është në vendin shumë të respektuar, të 5-të, duke i prishur punë skuadrës së Krasnodar që lufton për titull me “gjigantët” e Zenit. /i.m /abcnews.al