Florian Marku dhe Chris Kongo do të luftojnë në “O2 Arena” në Londër. Kjo ndeshje e peshës së lehtë është pjesë e një eventi të duelit më madhor Frazer Clarke – Fabio Wardley.
Para disa minutave, boksieri shqiptar ka arritur në stadium dhe duket në formë për duelin ndaj kundërshtarit Chris Kongo.
“Mbreti Shqiptar”, i pamposhtur me një rekord prej 13 fitoresh, ndërsa ka një barazim, u kthye në profesionist në vitin 2018.
Fitorja e tij e fundit erdhi kundër Dylan Moran me nokaut teknik./ h.ll/abcnews.al