Mirlind Daku duket se ka rigjetur formën më të mirë në Rusi, teksa i kanë mjaftuar vetëm 35 minuta për të dhënë një asist dhe shënuar një gol në ndeshjen që Rubin Kazan po zhvillon në shtëpi përballë Akhmat Groznyt.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare (nuk u grumbullua në dy miqësoret me Kilin dhe Suedinë) ishte si gjithmonë titullar në majë të sulmit, teksa në minutën e 12-të shërbeu bukur për Randjelovic në qendër të zonës, i cili e pati të lehtë ta shtyjë topin në rrjetë.
Në të 35-ën Daku ia doli të shënojë vetë, duke gjetur kështu golin e parë për vitin 2024 me Rubin Kazanin dhe të pestin sezonal.
Pas një krosimi nga krahu, Daku goditi bukur me kokë, por topi u përplas në traversë dhe iu rikthye sërish, teksa këtë herë sulmuesi nuk fali, duke e shtyrë në rrjetë./ h.ll/abcnews.al