Liverpool thuhet se ka hequr dorë nga interesimi për Xabi Alonso në rolin e trajnerit të ekipit të tyre. Ky vendim ka ardhur pasi drejtuesit e klubit anglez mendojnë se tekniku spanjoll nuk dëshiron të largohet nga Leverkusen pavarësisht kërkesave të ndryshme të klubeve të mëdha europiane.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Liverpool tashmë po mendon për trajnerin e Sporting, Ruben Amorim, por jo vetëm.
Gjithashtu, Bayern Munich ende nuk është duke kërkuar për ndonjë tjetër trajner pasi bavarezët presin vendimin që do marrë Xabi Alonso në fund të sezonit. Megjithatë, pritet që trajneri spanjoll të qëndrojë te Leverkusen deri në përfundim të kontratës së tij./h.ll/abcnews.al