Presidenti amerikan, Joe Biden tha se Arabia Saudite dhe vendet e tjera arabe janë “të përgatitura të njohin plotësisht Izraelin” gjatë komenteve në një mbledhje fondesh jashtë kamerave të enjten mbrëma, sipas gazetarëve në dhomë.
Ai përsëriti thirrjet për një “plan pas Gazës” për Izraelin, duke përfshirë “një tren për një zgjidhje me dy shtete”, shkruan CNN.
Vërejtjet pasqyrojnë gatishmërinë e shtuar të Biden për t’i bërë thirrje publikisht Izraelit që të rrisë përpjekjet për të mbrojtur civilët palestinezë në Gaza.
“Nuk do të hyj në detaje tani. Por shikoni, unë kam punuar me sauditët dhe me të gjitha vendet e tjera arabe, duke përfshirë Egjiptin, Jordaninë dhe Katarin. Ata janë të përgatitur të njohin plotësisht Izraelin, ta njohin plotësisht Izraelin për hera e parë”, tha Biden/abcnews.al

