“Me kusht që të respektohen interesat e saj, Rusia është e gatshme të garantojë interesat legjitime të pjesëmarrësve të tjerë gjatë procesit të negociatave për Ukrainën”.
Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov në një intervistë për Izvestia .
Lavrov shtoi se plani i Kinës për zgjidhjen e Ukrainës përmend nevojën për të hequr sanksionet e njëanshme perëndimore, të vendosura shumë kohë përpara fillimit të operacionit special ushtarak të Rusisë, sepse ato janë një irritues i madh.
“Kjo duhet të shërbejë si bazë për negociatat që synojnë të sigurojnë – kjo ishte dispozita kryesore – siguri të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces. Ky është qëndrimi ynë,” tha ministri.
“Mënyrat e zbatimit të këtyre parimeve mund të gjenden vetëm në tryezën e bisedimeve.”, shtoi ai./abcnews.al