Siguria e rrugëve në vendet e BE-së, rreth 10 mijë njerëz kanë humbur jetën në aksidente

schedule08:55 - 29 Mars, 2024

schedule 08:55 - 29 Mars, 2024

Në vitin 2022 në Bashkimin Europian rreth 10,000 njerëz humbën jetën në  aksidente rrugore. Qeveritë kombëtare tani do të duhet të investojnë ndjeshëm për të përmirësuar sigurinë e rrugëve të vendit me qëllim që të përmbushin objektivin e BE-së për përgjysmimin e viktimave nga trafiku rrugor deri në vitin 2030.

Ata shpesh nuk kanë barriera qendrore ose anësore dhe ka dallime të mëdha në shpejtësi dhe peshë midis automjeteve që i përdorin, nga kamionët deri te çiklistët dhe këmbësorët e cenueshëm.

Shtetet Anëtare të BE-së do të duhet të përballen në vitet e ardhshme me një sfidë të madhe, pasi fushëveprimi i rregullave të BE-së për menaxhimin e sigurisë së infrastrukturës rrugore është zgjeruar për të mbuluar një pjesë më të madhe të rrjeteve kombëtare rrugore.

Instalimi i barrierave anësore dhe qendrore, heqja e pengesave në anë të rrugës dhe ndërtimi i korsive të veçanta të biçikletave dhe trotuareve për këmbësorë janë ndër rekomandimet për rrugë më të sigurta.

Shpejtësia mbetet një faktor i rëndësishëm rreziku, me një numër të madh shoferësh që ende lëvizin mbi kufirin ligjor në rrugët e vendit, pavarësisht kamerave të shpejtësisë.

Autorët e studimit vërejnë se vendet më të sigurta të studiuara zakonisht kanë kufij standarde më të ulëta të shpejtësisë në rrugët e vendit, të cilat janë vendosur në 70 ose 80 km/h.

/abcnews.al