Një stuhi e re rrezikon të godasë Sandro Tonalin. Federata Angleze e Futbollit ka njoftuar se mesfushori i Newcastle akuzohet për sjellje të pahijshme në lidhje me shkeljet e supozuara të rregullave federale të basteve.
FA pretendon se ish-lojtari i Milanit ka vendosur rreth 50 herë baste, midis periudhës 12 gusht dhe 12 tetor të vitit 2023, edhe pas kalimit të tij në Premier League.
Tonali, për bastet e bëra në Itali, tashmë ishte dënuar nga FIGC me 18 muaj, nga të cilat 10 muaj me skualifikim dhe 8 me alternime./h.ll/abcnews.al