Presidenti francez, Emmanuel Macron mban qëndrimet më radikale të establishmentit evropian në lidhje me nevojën për të dërguar trupa në Ukrainë dhe Kremlini po monitoron këtë retorikë. Këtë e tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, siç raporton Tass.
“Ne shohim këndvështrime të ndryshme me nuanca të ndryshme në establishmentin politik evropian. Në të njëjtën kohë, shohim se në fakt, në këtë rast, pozicionet më radikale janë ndoshta nga presidenti Macron, i cili është iniciatori i diskutimit për nevojën për të dërguar kontigjente ushtarake të huaja në Ukrainë. Ne po monitorojmë nga afër gjithë këtë retorikë”, tha Peskov.
Kujtojmë që pak javë më parë, presidenti francez shkaktoi diskutime për shkak të deklaratës se Perëndimi duhet të dërgojë trupa për të luftuar në Ukrainë nëse është e nevojshme. Kjo bëri që shumë vende të reagojnë duke hedhur poshtë mundësinë e dërgimit të trupave atje./abcnews.al