Burri mbyt vajzën e tij dhe i paguan të pastrehit 2 dollarë për të djegur trupin e saj – Video rrëqethëse pas vrasjes
Një brazilian vrau vajzën e tij pas një debati dhe i pagoi një të pastrehu 2 dollarë për të djegur trupin e saj në mënyrë që të fshinte gjurmët e krimit të tmerrshëm.
Sipas Daily Mail, 39-vjeçari ëellington da Silva u arrestua të mërkurën dhe rrëfeu se kishte vrarë Reisa da Silva në shtëpinë e tij në Sao Paulo të dielën e kaluar.
Një kamera sigurie e vendosur jashtë banesës së tij regjistroi burrin duke futur trupin e pajetë të 18-vjeçares në ashensor.
Ai u tha autoriteteve se ai dhe vajza e tij ishin ulur në shtëpi së bashku duke pirë alkool, kur papritmas filluan të grindeshin për ndarjen e tij dhe të nënës së saj disa muaj më parë. Burri tha se u tërbua sepse 18-vjeçarja këmbënguli të mbështeste nënën e saj dhe e mbyti atë.
“Ai na tha se i kishte paguar 2 dollarë për ta bërë këtë”, tha një zëdhënës i policisë lokale.
/abcnews.al