Një 43-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Gjirokastër, pasi u kap duke vjedhur një banesë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari”.
Shërbimet e Policisë ndërhynë në kohë dhe vunë në pranga autorin e vjedhjes, pas njoftimit se një person kishte hyrë në banesë për të vjedhur.
Pas njoftimit se një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në një banesë, shërbimet e Policisë ndërhyjnë në kohë dhe kapin në flagrancë, në banesë, autorin e vjedhjes.
Arrestimi i 43-vjeçarit u krye nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër./abcnews.al