“Ronaldo hapi dyert e asaj porte”, Mourinho: Jam gati të rifilloj punën si trajner

schedule09:49 - 27 Mars, 2024

schedule 09:49 - 27 Mars, 2024

Trajneri portugez u raportua gjerësisht se kishte refuzuar një ofertë nga klubi Al Shabab në janar.

Sipas ESPN, Mourinho zhvilloi bisedime me drejtorin sportiv të palës saudite, Domenico Tite vetëm një javë pasi u shkarkua nga Roma.

Megjithatë, në një intervistë të re me Fabrizio Romano, Mourinho zbuloi se ai mori një qasje nga Arabia Saudite ndërsa ishte trajner i Romas, vetëm për ta refuzuar për tre arsye.

61-vjeçari, i cili është shkarkuar nga pesë ekipet e tij të fundit (Chelsea, Real Madrid, Manchester United, Tottenham dhe Roma), vlerësoi gjithashtu Cristiano Ronaldon për hapjen e rrugës për rritjen e futbollit në Arabinë Saudite, megjithëse sugjeroi që kampionati ka ende rrugë për të bërë.

“Cristiano Ronaldo hapi dyert e asaj porte, në terma futbollistik. Kur më erdhi oferta, e cila ishte shumë e rëndësishme në terma ekonomik, e refuzova, pasi ishte më i rëndësishëm futbolli europian dhe Roma. Në të ardhmen, kurrë mos thuaj kurrë, por në këto momente nuk do të firmos për askënd, është koha për të marrë vendimin më të mirë.

Dua të rifilloj. Shpesh, kur mbyll një aventurë të duhet kohë për të menduar, por këtë herë ishte ndryshe. Një ditë pasi u largova nga Roma isha gati të rikthehesha. Ndihem shumë mirë, jam gati, por duhet të jem i duruar pasi jemi në mars, është e vështirë që tani të ndodhë diçka e rëndësishme, pra objektivi im është ta rifilloj në verë”, u shpreh Mourinho në intervistën e tij për Fabrizio Romano./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!