Humbja e Kosovës ndaj Hungarisë, Foda: Duhet të përmirësohemi

schedule08:08 - 27 Mars, 2024

schedule 08:08 - 27 Mars, 2024

Kosova u mposht ditën e sotme nga Hungaria me rezultatin 2-0 në testin miqësor të zhvilluar në “Puskas Arena” të Budapestit.

Golat e Sobozlait dhe Nagit në minutat 58 dhe 86 i dhuruan triumfin vendasve, ndërkohë që në lidhje me këtë duel foli edhe trajneri i Kosovës, Foda, i cili në prononcimin e dhënë pas ndeshjes deklaroi:
“Deri në minutën e 60’ isha shumë i kënaqur. Në pjesën e parë kishim mundësitë më të mira për shënim. Por, në pjesën e dytë pranuam gol që nuk bën të pësohet në këto nivele.
Pas pësimit të një goli të tillë kishte edhe 30 minuta, dhe mund të barazonim. Më pas pësuam edhe të dytin dhe ndeshja mbaroi.

Lojtarët patën mundësinë të tregonin veten. Jam i kënaqur me secilin lojtar, edhe me ata që erdhën nga pankina. Kemi mundësi të përmirësohemi.

Skuadra u mundua t’i zbatonte urdhrat dhe ato që u kërkova unë. Bëmë presing, fituam shumë topa dhe krijuam raste. Ndonjëherë kemi humbje të lehta të topit, si te goli i parë. Nuk duhet të ndodhë një gjë e tillë.

Performancën që bëmë për 60 minuta, duhet të mësohemi ta bëjmë për 90 minuta, por nuk jemi ende në atë nivel. Kjo është shumë e rëndësishme, duhet të përmirësohemi në këtë drejtim.

Për të arritur kualifikimet në Botëror apo Europian, ne duhet të performojmë për 90 minuta. 60 minuta nuk mjaftojnë.

Gjithmonë shpresa është që të përmirësohet loja me zëvendësimet që bëjmë. Humbëm topa, atë priste Hungaria, nuk bën të ndodhë më një gjë e tillë”, theksoi tekniku i Kosovës./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!