Psikologu pranë drejtorisë së policisë së Tiranës, Elidon Shehu i ftuar në studion e “Newsline” në ABC News foli për dhunën në rrjetet sociale.
Ai tha se ka shkëputje të marrëdhënieve prind-fëmijë, ndërsa shtoi se duhet një rindërtim të marrëdhënieve mes tyre.
Shehu foli dhe me shifra, ku tha se në një vit janë raportuar 500 denoncime për dhunë, shantazhe në rrjetet sociale, ku më tej tha se duhen ndaluar rrjetet sociale për të miturit.
“I mendojmë fëmijët si të dashur, por pas smartphon-eve ka shumë dhunë, agresivitet. Në fund shohim një prind që bërtet e thotë ‘ky nuk është fëmija im’. Kur vihen përballë provave, vetë prindi pëson në tronditje. Këtu ka një shkëputje mes prindit dhe fëmijët, ndaj duhet rindërtim i marrëdhënieve prin-fëmijë.
Denoncimi vjen në fund, pak raste kemi kur problemet janë në gjenezë. Kemi 500 denoncime në një vit. Kemi një shifër të lartë të zbulueshmërisë. Ka vende edhe nga Afrika që bëjnë shantazhe. Kemi vrenjtur probleme dhe të fëmijët e pasojave 10-12 vjeç. Krijimi grupe në Snapchat, Telegram, aplikacione që nuk duhet të jenë në dorën e fëmijëve.“, tha ai.
Më tej Shehu tha se “Ajo çka na ka rënë në sy është informacion që kanë fëmijët dhe kërkesë nga mësuesit për nxënësit e klasave të treta. Pra fëmijët që në klasën e tretë përdorin rrjetet sociale.”
/abcnews.al