“Nuhatës” i rekordeve, Cristiano Ronaldo ndaj Sllovenisë kërkon të thellojë shifrat

schedule13:51 - 26 Mars, 2024

schedule 13:51 - 26 Mars, 2024

Cristiano Ronaldo është rikthyer në dispozicion të Portugalisë, pasi trajneri Roberto Martinez e lejoi të pushonte në fitoren 5-2 kundër Suedisë.

Sulmuesit të Al-Nasr ju lejuan disa ditë më shumë pushimi pas angazhimeve të tij në kampionatin e Arabisë Saudite. Por pas pushimit, kapiteni 39- vjeçar, i cili është lojtari me më shumë prezenca në histori me një kombëtare (205) dhe me më shumë gola (128), do të kërkojë sot në Lubjanë që të thellojë rekordet e tij.

Këto janë minutat e fundit të miqësoreve përpara se sulmuesi portugez të marrë ftesën nga Roberto Martinez për të shkuar ndoshta në turneun e fundit, Europianin në Gjermani, ku luzitanët do të përballen në grup me Republikën Çeke, Turqinë dhe fituesit e një nga “play-off”-eve./ h.ll/abcnews.al