Kryesuesit e Boston u mundën sot 120-118 nga Atlanta, në një ndeshje të ekuilibruar deri në fund.
Një përmbysje fantastike e Atlanta, ku u dalluan Hunter me 24 pikë e Bogdanovic me 22 pikë.
Për Boston, Tatum realizoi 37 pikë, por që mbetën për statistikë.
Ngjit shkallët në renditje skuadra e Dallas, që mposhti 115-105 Utah Jazz jashtë fushe. Luka Doncic protagonist me një “triple double”, autor i 29 pikëve 12 rebound e 13 asist.
Në sekondat e fundit fiton edhe San Antonio, që falë 52 pikëve të dyshes Sochan-Vassell, mundi 104-102 Phoenix.
Humbja e dytë radhazi për Clippers, që në fushën e tyre u mundën 133-116 nga Indiana.
Për miqtë u dallua Siakam me 31 pikë. Nuk zhgënjen ekipi kampion i Denver, që mundi 128-123 Memphis, duke ruajtur vendin e parë në Perëndim. Për kampionët u dallua Jokic me 29 pikë./ h.ll/abcnews.al
Rezultatet
Cleveland – Charlotte 115-92
Atlanta – Boston 120-118
New York – Detroit 124-99
Toronto – Brooklyn 88-96
Chicago – Washington 105-107
Houston – Portland 110-92
San Antonio – Phoenix 104-102
Denver – Memphis 128-123
Utah Jazz – Dallas 105-115
Sacramento – Philadelphia 108-96
Clippers – Indiana 116-133