Kombëtarja dhe Juventus, Mitaj: Zhvilluam një ndeshje të mirë, nuk kam çfarë them për gjërat jashtë fushës

schedule21:16 - 25 Mars, 2024

schedule 21:16 - 25 Mars, 2024

Pritshmëritë ishin të larta, megjithatë fusha e blertë tregoi sërish se Shqipëria e ka tepër të vështirë, ndaj “gjigantëve” të futbollit evropian. Kësaj radhe, “Legjionarët” pësuan një tjetër humbje, të tretën që nga ardhja e teknikut Sylvinho, ku si kundërshtarë ishin “Vikingët” e Suedisë, me “skandinavët” që arritën fitoren 1 me 0, në “shtëpinë” e tyre, “Friends Arena”.

Pas ndeshjes një koment të shkutër për mediat e ka bërë edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, i cili fillimisht u shpreh se rezultati nuk ishte i drejtë, e ndër të tjera e hoqi fokusin për disa çaste nga Kombëtarja, teksa foli edhe për lajmet që qarkullojnë në lidhje me një kalim të mundshëm, te Juventus gjatë verës.

“Ishte një ndeshje shumë e mirë për ne, pavrësisht rezultatit se nuk ishte i drejtë. Mund të kishim marrë më shumë, por jam i kënaqur me paraqitje që bëri skuadra. Unë bëj në fushë atë që më kërkon trajneri, nuk është se nuk dal, por kur më thotë të fokusohem tek ana difensive, sot dola dy tre herë.

Unë thjesht e dija që do të vijnë skuatë nga Juventus, por nuk kam pasur ndonjë lajmërim tjetër. Thjesht dua të luaj futboll të kënaqshëm, gjërat e tjera janë jashtë fushës dhe s’kam çfarë të them më shumë për këtë gjë”,- u shpreh anësori i mbrojtjes. /i.m /abcnews.al