Rusia ka vënë në shënjestër Ukrainën me më shumë se 1000 bomba, dronë dhe raketa në shtatë ditët e fundit, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Ukrainës.
Ministria tha se janë lëshuar 190 raketa të llojeve të ndryshme, si dhe 140 dronë dhe 700 bomba ajrore, shkruan Sky News.
“Mbrojtësit tanë të qiellit qëllojnë pothuajse të gjitha objektivat, por edhe më të shkathëtit kanë nevojë për mbështetje për të mbrojtur popullin tonë nga terrori rus”, thuhej ndër të tjera në deklaratë./abcnews.al