Gjyqi ndaj Trump, këtë të hënë afati i fundit për të paguar gjobën prej 454 milionë dollarësh

schedule11:27 - 25 Mars, 2024

schedule 11:27 - 25 Mars, 2024

Kjo e hënë shënon afatin e fundit për ish presidentin amerikan Donald Trump që të paguajë gjobën prej 454 milionë dollarësh që është vënë ndaj tij nga Gjykata në Nju Jork pasi Trump ka mashtruar për vlerën e aseteve që ai zotëron.

Avokatët e ish-presidentit Amerikan i kanë thënë gjykatës se është e pamundur që Trump të mbledhë këtë shumë në një kohë kaq të shkurtër.

Dështimi për të paguar gjobën e gjykatës brenda afatit të caktuar mund të sjellë për Donald Trump sekuestrimin e aseteve të tij me kërkesë nga prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut Letita James.

Megjithatë ky nuk është skenari vetëm në rastin e mos pagesës së gjobës pasi avokatët e ish-presidentit Amerikan mund të arrijnë një marrëveshje me Gjykatën e Nju Jork që të lënë një shumë të caktuar si garanci për pagesën e gjobës.

Ekspertët financiarë në Shtetet e Bashkuara thonë se një tjetër skenar i dhimbshëm për ish presidentin Amerikan mund të jetë shitja e disa prej pronave që ai zotëron.

/abcnews.al