Benjamin Pavard, mbrojtësi francez i Interit, ka deklaruar nga grumbullimi i kombëtares së tij se ndjehet shumë i lumtur tek Inter dhe e sheh veten për shumë vite si pjesë e zikaltërve.
“E shoh veten tek Interi për shumë vite. Jam shumë i lumtur, zbulova një vend përrallor ku tifozët janë të jashtëzakonshëm. Ngrohtësia e tyre në Itali është e pabesueshme, e mrekullueshme të luash këtu. Tek Inter jam përmirësuar si lojtar. Titulli? Po, do e fitojmë.
Momenti më i mirë i jetës sime? Jo domosdoshmërisht, por një moment që e vlerësoj shumë është që u largova nga Bayern për të luajtur qendërmbrojtës, e bëj këtë tek Interi dhe kam shansin të thirrëm te kombëtarja e Francës për këtë rol”, ka thënë ndër të tjera Pavard./h.ll/abcnews.al