Katër persona u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën kur një makinë garash doli jashtë rrugës dhe goditi spektatorët në Hungarinë veriore të dielën. Policia njoftoi se makina e garave doli nga rruga dhe kaloi përmes spektatorëve. Arsyeja e përplasjes ende nuk dihet, tha policia në një deklaratë.
Ambulanca të shumta dhe helikopterë të shpëtimit mbërritën në vendngjarje, thanë shërbimet e urgjencës. Index.hu raportoi se një fëmijë u dërgua në spital me lëndime serioze për jetën, një person tjetër u plagos rëndë ndërsa gjashtë persona të tjerë pësuan lëndime më të lehta./abcnews.al



