Blinken: Ofensiva izraelite në Rafah rrezikon izolimin e mëtejshëm të Izraelit në mbarë botën

schedule17:56 - 22 Mars, 2024

schedule 17:56 - 22 Mars, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të premten se një ofensivë tokësore e afërt izraelite në qytetin jugor të Gazës, Rafah, do të rrezikonte “izolimin e mëtejshëm të Izraelit në mbarë botën dhe rrezikimin e sigurisë dhe pozitës së tij afatgjatë”.

Mesazhi i prerë i kryediplomatit amerikan vjen pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu – pas një takimi me Blinken – dyfishoi zotimin e tij për të kryer fushatën ushtarake me ose pa mbështetjen e SHBA, shkruan CNN.

Blinken tha se ai kishte “biseda të sinqerta” me Netanyahun dhe kabinetin izraelit të luftës dhe u tha atyre se SHBA “ndan qëllimin e Izraelit për të mposhtur Hamasin” – por se “një operacion i madh tokësor ushtarak në Rafah nuk është mënyra për ta bërë këtë”.

“Kjo rrezikon të vrasë më shumë civilë; rrezikon të shkaktojë kërdi më të madhe me ofrimin e ndihmës humanitare”, theksoi Blinken./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!