Ushtria izraelite: Mbi 600 persona u arrestuan nga bastisja e spitalit Al-Shifa në Gaza

schedule20:23 - 21 Mars, 2024

schedule 20:23 - 21 Mars, 2024

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe Agjencia e Sigurisë së Izraelit (ISA) njoftuan të enjten se trupat e tyre kanë arrestuar më shumë se 600 persona deri më tani në operacionin në Spitalin Al-Shifa të Gazës. Më shumë se 140 janë vrarë në operacion, thanë agjencitë në një deklaratë.

Forcat izraelite gjetën disa armë dhe dokumente të inteligjencës dhe arrestuan njerëz që përfshinin zyrtarë të lartë të Hamasit dhe organizatës palestineze të Xhihadit Islamik, pretenduan agjencitë izraelite..

Ushtria izraelite nisi operacionin në Al-Shifa të hënën kur pretendoi se “terroristët e lartë të Hamasit” po përdornin objektin për të “drejtuar dhe promovuar veprimtari terroriste”.

Hamasi ka mohuar vazhdimisht përdorimin e spitaleve si bazë për aktivitetin e tij. Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se mijëra palestinezë kishin kërkuar strehim në Al-Shifa përpara se të fillonte operacioni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!