Portugalia tha të enjten se do t’i japë 10 milionë euro agjencisë palestineze të OKB-së për refugjatët, UNRWA, si një kontribut për të ofruar ushqim, ilaçe dhe ndihmë humanitare për palestinezët.Shuma u njoftua nga ministrja në detyrë e Çështjeve të Kabinetit Mariana Vieira da Silva pas një takimi të kabinetit.
Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme e përshkroi shumën si ndihmë të re shtesë që nuk kishte qenë në buxhetin e shtetit për vitin 2024. Shtetet e Bashkuara, donatori më i madh i UNRWA-s dhe disa vende të tjera kanë ndërprerë financimin e tyre për agjencinë që nga janari pasi Izraeli akuzoi 12 nga 13,000 punonjësit e agjencisë në Gaza për pjesëmarrje në sulmet e 7 tetorit.
Portugalia, e cila nuk e ndaloi financimin e saj, kontribuoi me katër milionë euro drejtpërdrejt në UNRëA në vitin 2023, dhe në shkurt të këtij viti ajo njoftoi një milion euro ndihmë shtesë për agjencinë.
Kryeministri në detyrë Antonio Costa tha më herët se do të informonte Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, një koleg portugez i cili ka bërë thirrje vazhdimisht për një armëpushim humanitar në Gaza, për kontributin prej 10 milionë eurosh.
“Ne të gjithë jemi unanim në dënimin e sulmit barbar që ndodhi më 7 tetor kundër Izraelit, por të gjithë duhet të jemi unanim në dënimin e mënyrës së papranueshme në të cilën Izraeli aktualisht po ushtron të drejtën e tij për mbrojtje,” u tha Costa gazetarëve përpara një takimi. Takimi i Këshillit Evropian në Bruksel./abcnews.al