Lokomotiva e Zagrebit u kualifikua para pak ditësh ne fazën çerekfinale të Kupës së Kroacisë dhe në fushë nga minuta e parë ishin katër shqiptarë. Myrto Uzunit, Lirim Kastratit dhe Jon Mersinajt i ishte shtuar edhe Indrit Tuci, i cili në javën e fundit në kampionat gjeti golin e parë me Lokomotivën.
Në sfidën e Kupës me Vinogradar ishin të gjithë shqiptarët. Uzuni shënoi golin e dytë për skuadrën e tij. Beratasi shfrytëzoi një krosim në zonë dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë. Sulmuesi pati edhe raste të tjera për shënim.
Kastrati gjithashtu ishte shumë aktiv nga krahu i djathtë. Nga këmbët e tij u krijuan disa raste të rrezikshme, sikurse edhe u krijua goli i parë i Tolic. Tuci gjithashtu iu afrua shumë golit, madje në një moment u ndal nga shtylla. /abcnews.al