Theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”, arrestohet 38-vjeçari në Lushnjë

schedule11:53 - 21 Mars, 2024

schedule 11:53 - 21 Mars, 2024

Një 38-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Lushnjë. Ai akuzohet se ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 38 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, Lushnjë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!