Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të mërkurën se qeveria e tij së shpejti do të miratojë një plan për evakuimin e civilëve nga qyteti jugor Rafah i Gazës dhe se një ofensivë e planifikuar ushtarake në zonë do të vazhdojë për shkatërruar Rafah.
Në një mesazh për qytetarët e Izraelit, Netanyahu tha se donte të jepte një përditësim mbi bisedën e tij të fundit me presidentin amerikan Joe Biden.
“Në fillim ramë dakord që Hamasi të eliminohej. Por gjatë luftës, nuk është sekret, ne kishim dallime në mendime për mënyrën më të mirë për të arritur këtë qëllim”.
“Ka pasur raste kur kemi rënë dakord me miqtë tanë dhe ka pasur raste kur nuk jemi pajtuar me ta”, tha ai. “Së shpejti do të miratojmë gjithashtu planin për evakuimin e popullatës civile nga zonat e betejës”, tha Netanyahu.
Sipas zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë, një delegacion izraelit do të udhëtojë në Uashington javën e ardhshme për diskutime mbi ato propozime. Netanyahu tha se Izraeli gjithmonë ka bërë atë që ishte thelbësore për sigurinë dhe se do të vazhdojë të bëjë të njejtën gjë.
Por ai sugjeroi se një operacion në Rafah nuk ishte i afërt.
“Ndërsa jemi duke u përgatitur për të hyrë në Rafah, që do të na duhet pak kohë, ne vazhdojmë të operojmë me gjithë fuqinë tonë”, tha Netanyahu, duke iu referuar operacioneve tokësore në vazhdim në Khan Yunis.
Ka rreth 1.4 milionë njerëz në Rafah, shumë prej të cilëve janë zhvendosur disa herë nga pjesë të tjera të Gazës.
/abcnews.al

