Studimi: Vapers, rrezik për kancer. Shkaktojnë dëmtime të ngjashme në ADN si duhani

schedule19:58 - 20 Mars, 2024

schedule 19:58 - 20 Mars, 2024

Cigaret elektronike mund të mos jenë aq të padëmshme sa mendohej pasi një studim i ri ka treguar se njerëzit pësojnë ndryshime të ngjashme në ADN-në e tyre si duhanpirësit që zhvillojnë kancer.

Shkencëtarët zbuluan se thithja nga një pajisje që lëshon nikotinë të pastër shkakton ndryshime të ngjashme të ADN-së në qeliza në të njëjtën mënyrë si cigaret. Ekspertët pohuan se kjo shton provat në rritje se përdorimi afatgjatë i pajisjeve mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme për shëndetin.

Hulumtimi i fundit nuk vërteton se vapers, që konsiderohen më të sigurt se pirja klasike e duhanit, shkaktojnë kancer, por ngre pikëpyetje mbi dëmin e mundshëm që mund të vijnë prej tyre.

Studiuesit në Kolegjin Universitar të Londrës dhe Universitetin e Insbrukut në Austri analizuan efektet epigjenetike të duhanit dhe cigareve elektronike në metilimin e ADN-së në më shumë se 3,500 mostra për të hetuar ndikimin në qelizat e ekspozuara drejtpërdrejt ndaj duhanit – si ato në gojë – dhe ato që nuk janë të ekspozuara drejtpërdrejt, si ato në gjak ose në qafën e mitrës.

Dr Chiara Herzog, nga Instituti UCL EGA për Shëndetin e Grave dhe nga Universiteti i Innsbruck, tha:

“Ky është studimi i parë për të hetuar ndikimin e pirjes së duhanit dhe vapers në lloje të ndryshme qelizash – dhe jo vetëm në gjak – dhe ne jemi përpjekur gjithashtu të marrim parasysh implikimet afatgjata shëndetësore të përdorimit të cigareve elektronike. Ne nuk mund të themi se cigaret elektronike shkaktojnë kancer bazuar në studimin tonë, por ne vëzhgojmë që përdoruesit e cigareve elektronike shfaqin disa ndryshime të ngjashme epigjenetike në qelizat bukale si duhanpirësit, dhe këto ndryshime lidhen me zhvillimin e ardhshëm të kancerit të mushkërive tek duhanpirësit”./abcnews.al