Bayern Munich është serioz për Antonio Conte, siç raporton “La Repubblica”. Bavarezët kishin kontaktuar disa muaj më parë trajnerin e Salentos, por kishin marrë një jo në këmbim. Dhe tani ata do të ishin të gatshëm ta provonin përsëri në funksion të verës së ardhshme, kur Thomas Tuchel të largohet nga detyra.
Në javët në vijim, drejtuesit e Bayern Munich d otë zyrtarizojnë një propozim të rëndësishëm për ish-trajnerin e Interit dhe Juventus. Conte dëshiron të kthehet në stol, por është duke pritur një ofertë nga ndonjë klub italian i Serie A.
Milan dhe Juventus kanë më shumë gjasa të ofrojnë një kontratë për të Conte, por nuk dihet nëse do ta kënaqin me shifra financiare./h.ll/abcnews.al