Nisin patrullimet e përbashkëta turko – ruse në verilindje të Sirisë

schedule13:29 - 1 Nëntor, 2019

schedule 13:29 - 1 Nëntor, 2019

Trupat ushtarake turke dhe ato ruse kanë nisur patrullimet e përbashkëta në verilindje të Sirisë, ashtu si parashikohet dhe nga marrëveshjet e arritura mes Moskës dhe Ankarasë.

Marrëveshja që janë pranuar dhe nga forcat kurde dhe qeveria siriane. Patrullimet kanë nisur në lindje të zonës kufitare të kontrolluar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga forcat turke.

Marrëveshje mes Ankarasë dhe Moskës parashikon që patrullimet e përbashkëta të kryhen dhe në perëndim të zonës së kontrolluar nga forcat turke.

Po sipas marrëveshjes qyteti Kamishli, kryeqytet administrative i rajonit autonom kurd ka mbetur jashtë rrezes së patrullimeve turko – ruse. /ABC News Albania 24/7