Familjet e pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi demonstruan në Tel Aviv të mërkurën për të ushtruar presion mbi qeverinë për arritjen e një marrëveshje për lirimin e tyre.
Dhjetra demonstrues bllokuan një autostradë në Tel Aviv mes thirrjeve që kërkonin një marrëveshje shkëmbimi pengjesh me Hamasin.
פעילי מחאת הנשים לשחרור החטופים וכמה בני משפחות חוסמים עכשיו את איילון צפון סמוך ללה גרדיה בתל אביב pic.twitter.com/KpewXYfxFh
— Bar Peleg (@bar_peleg) March 20, 2024
“Është në dorën tuaj, mos u ktheni nga Katari pa marrëveshje”, shkruhet në një tabelë të mbajtur nga protestuesit me fotot e kryeministrit Benjamin Netanyahu
Negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit rifilluan të hënën në kryeqytetin e Katarit, Doha, për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza.
Hamasi, i cili besohet se mban peng gati 130 izraelitë, kërkon fundin e ofensivës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës në këmbim të ndonjë marrëveshjeje shkëmbimi me Izraelin.
Një marrëveshje e mëparshme në nëntor 2023 shënoi lirimin e 81 izraelitëve dhe 24 të huajve në këmbim të 240 palestinezëve, përfshirë 71 gra dhe 169 fëmijë.
Gati 32.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i luftës në Gaza dhe më shumë se 74.000 janë plagosur në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave elementare.
Lufta izraelite ka zhvendosur 85% të popullsisë së Gazës, mes një bllokade të shumicës së ushqimeve, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60% e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së.
/abcnews.al