Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Arabinë Saudite si pjesë e turneut të tij të gjashtë diplomatik në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit.
Blinken nesër pritet të udhëtojë për në Egjipt, ndërsa të premten, do të mbërrijë në Izrael.
Në qendër të takimeve janë bisedimet e vazhdueshme në Katar për arritjen e marrëveshjes për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve dhe çështja e krizës humanitare në Gaza.
/abcnews.al