Referuar protestave dhe situatws së krijuar në Hong Kong, Pekini ka bërë të qartë se nuk do të lejohet asnjë përpjekje për ndarje të ish kolonisë britanike nga Kina. Madje do të përforcohet dhe më shumë sistemi i modelit: një vend, dy sisteme.
Kina nuk do të pranojë asnjëherë sfidat ndaj qeverisë së Hong Kong. Drejtori i komisionit për Hong Kong, theksoi se Pekini nuk do të tolerojë asnjëherë veprime që mund të sfidojnë linjën bazë të modelit: një vend, dy sisteme.
Po as kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare. Gjatë një deklarate për shtyp, për rezultatet e pleniumit të katërt të komitetit qendror së partisë komuniste kineze, ai shtoi se përmirësimi i modelit, një vend, dy sisteme rregullohet nga pranimi i një vendi.
Ndërkohë Kina do të përmirësojë mënyrën e zgjedhjes së guvernatorit të Hong Kong në kuadrin e një integrimi më të madh të ish kolonisë britanike dhe Makaos në zhvillimin Kombëtar.
Ai premtoi se ky system do të përforcohet së bashku me sistemin ligjor të qytetit. Kjo për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe për të mbështetur shpirtin patriotik. Pekini nuk do të tolerojë përpjekjet për ndarjen e vendit apo ndërhyrjet e jashtme./abcnews.al