Finlanda sërish vendi më i lumtur në botë, ja ku renditet Shqipëria

schedule10:04 - 20 Mars, 2024

schedule 10:04 - 20 Mars, 2024

Duket se lumturia “jeton” në Finlandë, sipas raportit të lumturisë botërore për 2024. Finlanda zë vendin e parë për të shtatën vit radhazi, ndërsa nga ana tjetër, Afganistani është vendi më i palumtur.

Vendet e para në këtë listë janë qytetet europiane, ku e dyta listohet Danimarka, ndërsa në vendin e tretë në listën e 140 vendeve qëndron Islanda. Në dhjetëshen e parë përfshihet Suedia, Izrael, Holanda, Norvegjia, Luksemburgu, Zvicra dhe Australia.

Shqipëria renditet e 87-ta në këtë listë duke shënuar një rënie në lidhje me një vit më parë, ku Shqipëria renditej në vendin e 83-të. Këtë vit e përfshirë në listë është edhe Kosova, ndryshe nga Shqipëria që në këtë listë renditet nga fundi, Kosova renditet  e 29-ta.

Studiuesit që analizuan gjetjet zbuluan gjithashtu se ata që kanë lindur para vitit 1965 janë më të lumtur se ata të lindur pas vitit 1980.

Hulumtimi i Raportit të Lumturisë Botërore bazohet në përgjigjet dhe vlerësimet e qytetarëve të vendeve në lidhje me jetën e tyre dhe emocionet pozitive dhe negative që ata përjetojnë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!